Digitalb Kupa

Llapi kalon Vllazninë, dorëhiqet trajneri Sokoli

Llapi i Podujevës ka arritur të kualifikohet për të vijuar më tej aventurën në Kupën Digitalb, në Kosovë. Llapjanët triumfuan me rezultatin minimal 1-0 ndaj Vllaznisë së Pozheranit, me golin e shënuar nga Kushtrim Shabani, në minutën e 78’.

Vllaznia e Pozheranit ishte dominuese në këtë sfidë, veçanërisht në pjesën e parë, kur pati disa mundësi të mira shënimi, por nuk arriti të dërgonte topin në rrjetë.

Menjëherë pas takimit, trajneri i Vllaznisë së Pozheranit konfirmoi dorëheqjen nga ky post, ekskluzivisht për Supersport. Ky vendim ishte deri diku i pritshëm për shkak të rezultateve të dobëta në këto 18 javë, ku në 18 takime ka koleksionuar 14 humbje, 2 barazime dhe vetëm 2 fitore.

To Top