Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Liverpooli refuzon 125 mln Euro nga Barca për Coutinhon

125 milionë Euro nuk mjaftojnë për Philippe Coutinho. Sipas disa tabloidëve britanik, drejtuesit e Liverpool i kanë thënë jo ofertës së radhës të bërë nga ana e Barcelonës. Kjo është herë e tretë që katalanasit marrin një përgjigje negative, pas ofertave të parave në shumën e 78 dhe 98 milionë Eurove. Klubi anglez është treguar sërish kategorik edhe përballë një shume  që kap shifrën e  125 milionë Euro, duke llogaritur dhe bonuset arrin në 130 milionë Euro. Tre propozime radhazi, të cilat nuk janë marrë aspak në konsideratë. Tekniku i Liverpool, Jurgen Klopp së bashku me drejtuesit e skuadrës, duken shumë të vendosur për të mos lejuar largimin e brazilianit. Në takimin e fundjaves kundër Crystal Palac, Coutinho nuk do të luaj për shkak të problemeve fizike, por aludimet se mungesa e tij ka të bëjë me largimin nga radhët e “The Reds” i shuan tekniku Klopp, i cili në një intervistë  dha garanci se 25-vjecari nuk largohet dhe se do të vazhdojë të japë kontributin e tij tek Liverpool.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...