Merkato

Liverpooli kërkon afrimin e Naby Keita nga Leipzigu që në janar

Liverpool kërkon të përshpejtojë ardhjen e Naby Keita, për të cilin ka gjetur akordin me Leipzigun verën e kaluar, për 50 milionë Euro. Marrëveshja parashikon transferimin e lojtarit në “Anfield Road” në sezonin 2018-2019, por “The Reds”, të cilët kanë arkëtuar 160 milionë euro nga shitja e Coutinhos, mund të paguajnë pak më shumë për të pasur menjëherë në dispozicion shërbimet e mesfushorit.

To Top