Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Liverpool ‘shtyp’ Swansean, Coutinho realizon golin e javës (Video)

Liverpool ka mposhtur Swansean me rezultatin 5-0, në sfidën e luajtur në ‘Anfield Road’. “The Reds” e nisën vrullshëm takimin dhe gjetën avantazhin që në minutën e 6’, pas një supergoli të shënuar nga braziliani Coutinho, për të cilin flitet se po kalon ditët e fundit në Angli.

Coutinho mori një pasim nga Salah dhe pasi u fut drejt qendrës, goditi nga distance duke gjetur trekëndëshin e portës dhe lënë të shtangur portierin kundërshtar.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0, pavarësisht rasteve të shumta të skuadrës së Klopp, ndërsa në të dytën, ‘The reds’ shënuan edhe 4 herë të tjera. Fillimisht ishte Firminho që shënoi golin e dytë, pas një pasimi të bukur të marrë nga Coutinho, ndërsa Alexander-Arnold shënoi golin e 3-të për vendasit, pas një largimi të dobët të topit nga mbrojtja vendase.

Goli i 4-t mban sërish firmën e Firminhos, ndërsa Oxlade Chamberlain vulosi rezultatin 5-0. Me këtë fitore, Liverpool vijon të mbrojë vendin e 4-t të renditjes, me 38 pikë.

Boxing Day, Man. United shmang turpin ndaj Burnley-t, fiton Chelsea

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...