Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Liverpool – Roma, “The Reds” duan fitore bindëse në “Anfield”

Liverpooli, skuadra 5 herë fituese e Champions League do të presë në orën 20:45 në “Anfield” Romën, në takimin e parë gjysmëfinal të edicionit aktual.
Vendasit shpresojnë të arrijnë një fitore bindëse për të hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit, teksa janë të pamposhtur në 14 ndeshje radhazi në kompeticionet europiane. Nga ana tjetër, verdhekuqtë kanë fituar vetëm 1 nga 14 ndeshjet europiane jashtë.
Për ekipin italian kjo është herë e parë që luan në gjysmëfinale të kompeticionit që nga viti 1984, kur u mposht në finale me 11-metërsha, pikërisht nga Liverpooli.
Për “The Reds” është është hera e 10-të që shkojnë në gjysmëfinale dhe në 7 raste kanë arritur të kualifikohen. Për herë të fundit kanë luajtur në këtë fazë një dekadë më parë, kur u eliminuan nga Chelsea.
Për Romën është hera e 10-të që përballet me skuadrat angleze në fazën me eliminin direkt, në 6 të fundit është eliminuar.
Interesant është fakti se lojtari më i mirë i Liverpoolit, Mohamed Salah, para se të mbërrinte në “Anfield” luajti për dy sezone me Romën. Egjiptiani ka shënuar 8 gola në Champions dhe e ka gjetur rrjetën në 7 ndeshje radhazi në të gjitha kompeticionet.
Te Roma i mbajnë shpresat tek Edin Dzeko, i cili ka shënuar tri herë në fazat me eliminim direkt, ku përfshihen dy golat në dy sfidat me Barcelonën.
Gjatë këtij edicioni të Championsit Liverpooli ka një golaverazh pozitiv 33/7, ndërsa Roma 15/12.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...