Merkato

Lisandro vishet zikaltër, komplikohet transferimi i Rafinhës

Lisandro Lopez mund të quhet tashmë një futbollist i Interit. Mbrojtësi argjentinas i Benficës do të huazohet te zikaltrit deri në muajin qershor kundrejt 500 mijë eurove dhe nëse bind, Interi do të paguajë 9 milionë euro për kartonin e tij. Nga ana tjetër, Lisandro do të përfitojë 400 mijë euro rrogë deri në muajin qershor dhe më pas, do t’i ofrohet një kontratë 4-vjeçare pres 1.3 milionë eurosh në vit.

Trajneri i Benficës nuk e ka grumbulluar mbrojtësin për sfidën e vështirë përballë Bragës, ndërsa mediet portugeze raportojnë se Lisandro pritet të kryejë vizitat mjekësore të hënën dhe më pas t’i bashkohet skuadrës në stërvitje, ndërsa Spalletti do ta grumbullojë menjëherë për sfidën me Romën.

E nëse me Lisandro Lopezin çdo gjë duket në rregull, një tjetër pistë ‘e nxehtë’ ka filluar të komplikohet. Bëhet fjalë për fantazistin brazilian të Barcelonës, Rafinha Alcantara, që po kërkohet me ngulm nga zikaltrit, por po hasin në rezistencën e fortë të katalanëve.

Interi dhe futbollisti kanë arritur një akord total për transferimin dhe babai-menaxher i futbollistit po negocion edhe me Barcelonën që nga ana e saj pretendon 30 milionë euro plus bonuse për kartonin e Rafinhës, ndërsa zikaltrit nuk shkojnë më shumë se 20 milionë plus bonuse.

Ndërkohë, edhe braziliani Ramirez duket se po shtyn drejtuesit kinezë të zikaltërve dhe Jiangsusë, që t’i hapin rrugë transferimit të tij te Interi. Ish mesfushori i Chelseat ka pranuar të heqë dorë edhe nga një pjesë e rrogës së majme që fiton, nëse lejohet të kthehet edhe njëherë në Europë.

To Top

Njoftim

DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë ende një dekoder apo modul të vjetër Tokësor SD, se duhet ta ndrrojnë patjetër me dekoder flyBOX ose T2 HD. E përfitoni falas me abonim Familjar ose Premium 12 mujor.

Pas proçesit të kalimit në T2, abonentët e tjerë me dekodera Tokësorë HD ose flyBOX, duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të kanaleve.DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë dekoder Tokësor HD ose flyBOX, dhe ju shfaqen probleme me sinjalin apo listimin e kanaleve, se duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të tyre.