Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Liria shpërdoron 2 gola, humbet shansin për të kapur kreun

Në mënyrë të pabuesueshme Liria shpërdoroi 2 gola avantazh të pjesës së parë duke u barazuar nga Vëllaznimi në pjesën e dytë. Në Prizren skuadra e Bledi Shkëmbit edhe pse luante përpara publikut të saj nuk arriti të menaxhonte avantazhin duke barazuar 2-2 ndaj skuadrës gjakovare në sfidën që hapi javën e 12-të të Vala Superligës së Kosovës. Liria humbi kështu mundësinë për të kryesuar për të paktën 24 orë kampionatin. Në minutën e 13-të të sfidës së zhvilluar në Prizren Meriton Korenica i dha avantazhin vendasve nga pika e bardhë e penalltisë ndërsa në të 29-tën sulmuesi Artur Magani dyfishoi shifrat. Por në harkun e 2 minutave në pjesën e dytë nga e 65-ta në të 67-tën, miqtë nga Gjakova realizuan dy herë fillimisht me një penallti të cilën e kthehu në gol Albutrint Morina dhe më pas me Semir Zenelin. Me këtë barazim Liria barazoi përkohësisht Gjilanin në kuotën e 19 pikëve ndërsa Vëllaznimi numëron vetëm 2 pikë më pak se prizrenasit.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...