Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Liria mposht Trepca 89

Humbja e pare per Trepcen 89 ne sezonin e ri.Kampioni aktual eshte mposhtur nga Liria ne Prizren me rezultat minimal 1-0 per ta pesuar keshtu disfaten e pare kete edicion.Ne stadiumin “Perparim Thaqi” te mbushur plot me tifoze prizrenas,Liria dominoi ndeshjen per ta fituar permes nje penalltie ne pjesen e dyte.Skuadra e udhehequr nga trajneri Bledi Shkembi qe nga minuta e pare filloi te mbaje topin me shume se kundershtari,teksa golit per here te pare iu afrua permes mesfushorit Jetmir Sefa,i cili pas nje gjuajtje me te majten goditi shtyllen.Perderisa Liria mundohej qe deri te goli te arrinte me aksione te ndertuara me kujdes,89shi ishte i fokusuar te sulmonte me kunderzbritje te shpejta te cilat nuk eshte se paten shume sukses.Goditjen e pare drejt portes se kundershtarit Mitrovicasit e paten tek ne minuten e 30-te permes Ylber Malokut.
Pas nje pjese te pare pa gola,skuadrat hyne me te motivuara per 45shin e dyte.Vendasit vazhdonin te mbanin me shume topin teksa dallimi e bene ne minuten e 74-te.Mbrojtesi afrikan i 89shit Assare,gaboi brenda zones,duke shkaktuar penallti ne Zenel Gavazajn.Pergjegjesine per te goditur nga pika e bardhe e mori sulmuesi Mevlan Zeka,i cili shenoi golin e pare sivjet per skuadren e tij.Trepca 89 edhe pse u mundua qe ne vazhdim te shenoje te pakten perte arritur nje barazim nuk tundi dot rrjeten e portierit Bakaj.
Pas ndeshjes ndaj Trepces 89,tekniku Shkembi u shpreh i lumtur me fitoren e pare ne karrieren e tij tek Liria,por edhe pranoi se skuadra e tij akoma nuk eshte ne 100% e saj.Ne anen tjeter Zekerija Ramadani theksoi qe fajtorin per kete humbje duhet ta gjejne tek vetja e tyre :
Liria ne xhiron e trete  qe luhet pas dy javesh do te udhetoje per tu perballur me Prishtinen,ndersa Trepca 89 ne shtepi do ta prese Drenicen.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...