Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Lilaj: Viti i Skënderbeut, të fitojmë të dy trofetë

Sabien Lilaj ishte sërish një nga më aktivët te Skënderbeu, duke ndihmuar skuadrën të marrë një fitore 2-0 në Vlorë dhe të sigurojë finalen e Kupës së Shqipërisë. Mesfushori korçar, që është pjesë edhe e kombëtares së Panuccit, tha për Sueprsport se ky është viti i duhur për Skënderbeun, që të çojë të dy trofetë në Korçë.

Mund të themi se ishit edhe pak me fat sot?
Ishte një ndeshje e vështirë dhe me shumë raste. Flamurtari kishte në avantazh edhe rezultatin e ndeshjes së parë, ndaj në pjesën e parë mund të them që u luajt një ndeshje e barabartë. Në të dytën patëm edhe pak fatin në anën tonë, por treguam më shumë këmbëngulje për t’u kualifikuar.

Besoni se mund t’i fitoni të dy trofetë?
Kemi gjithë vitin që e tregojmë se ky është viti i Skënderbeut. Kemi dominuar në kampionat, duke mposhtur të gjithë kundërshtarët direkt, ndërsa tani do të synojmë edhe Kupën, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, pasi Laçi është një ekip me eksperiencë në Kupë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...