Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Lila: Pavarësisht humbjes, jemi në rrugën e mbarë. Grupi ka atmosferë mjaft të mirë

Andi Lila ishte futbollisti me më shumë takime me kombëtaren, nga 26 të grumbulluarit, ndërsa edhe sot mesfushori kavajas pati në dispozicion shumë minuta në pjesën e dytë, kur tentoi dy herë me goditje nga distance.

Çfarë nuk shkoi në këtë takim të humbur ndaj Norvegjisë?
Lila: Mendoj që të gjithë dhamë maksimumin sot, por nuk ia dolëm të marrim rezultatin që donim. Duhet të theksojmë se jemi afër fundit të sezonit dhe bateritë nuk janë në maksimum. Gjithsesi, të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që duhet të bëjmë sa më mirë në Ligën e Kombeve dhe më pas të synojmë kualifikimin në Euro 2020.

Si ka qenë atmosfera në këtë grumbullim?
Lila: Jo vetëm unë, por të gjithë çunat theksojnë se mezi presin të grumbullohen, pasi përveçse lojtarë skuadre, jemi të gjithë edhe shumë shokë të mirë. Janë të gjithë djem të mirë, madje edhe të rinjtë u përfshinë shumë shpejt.

A mungoi grinta?
Lila: Të gjithë mendoj se dhanë maksimumin dhe treguan se janë pjesë e rëndësishme e të ardhmes. Normalisht që ka edhe ndeshje kur nuk je në ditën tënde më të mirë, por sot duhet ta pranojmë se nuk patëm grintën e duhur. Na është shtuar talenti në grup, por nuk duhet të humbim grintën. Mendoj se jemi në rrugën e duhur, kjo edhe referuar asaj që kam parë në këto ditë të stërvitjes.

A jeni dakord me vendimin e trajnerit për shiritin e kapitenit?
Lila: Ne gjithmonë jemi shquar për grupin, pasi ne nuk kemi një lider që t’ia besojmë shiritin. Mendoj se vendimi i trajnerit është një gjë e mirë, pasi këtë herë i erdhi radha Roshit dhe herët e tjera do a kenë këtë mundësi lojtarët e tjerë. grupi është ylli i kësaj kombëtareje.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...