Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Lika: Një humbje që na penalizon, e dominuam sfidën

Gabimet në finalizim janë ato që po vazhdojnë të penalizojnë Luftëtarin. I këtij mendimi është trajneri Hasan Lika i cili në mikrofonin e Supersport, e konsideroi pozitive paraqitjen e skuadrës së tij në sfidën ndaj Vllaznisë, por nga ana theksoi se humbja ndaj një rivali direkt në këto momente nuk duhej.

“ Është një humbje që ndikon negativisht për më tepër që vjen ndaj rivali direkt. Por ajo që më jep shpresa është loja, kemi bërë një paraqitje të mirë dhe nëse vazhdojmë të luajmë në këtë mënyrë pikët do të vinë. Kemi humbur një ndeshje që nuk duhet ta humbnim madje duhet ta kishim fituar”.

Sipas Likës, Vllaznia nuk bëri asgjë në sfidën ndaj Luftëtarit pasi ndeshja u dominua nga gjirokastritët.

“Kemi luajtur 90 minuta në sulm sot ndaj Vllaznisë, përveç disa momenteve ku kundërshtari na rrezikoi e kemi dominuar ndeshjen”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...