Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Lika nderon Vllazninë, Kamza nuk diskuton Lushnjën

Vllaznia gjeti fitoren e dytë radhazi dhe të 3-tën në total, në këtë sezon, teksa mposhti Luftëtarin me rezultatin 2-1. Nën reshjet e shumta të shiut, që shoqëruan gjithë takimin, shkodranët ia dolën të marrin 3 pikët në sfidën për mbijetesë, falë dopietës së kapitenit Gilman Lika.

Sfida nisi me mjaft vrull për vendasit, që gjetën avantazhin që në minutën e 8’, me anë të Gilman Likës. Kapiteni i Vllaznisë ekzekutoi mirë një goditje dënimi, që pasi u prek pak nga mbrojtësi gjirokastrit Ramadani, përfundoi në rrjetën e portës së Luftëtarit.

Goli i pësuar nuk i ngurtësoi gjirokastritët, të cilët iu afruan menjëherë golit në minutën e 13-të, por pas pasigurisë së portierit Selimaj, ishte Orelesi që largoi topin që po i drejtohej portës. Në të 24-ën një tjetër pasiguri e Selimajt për pak sa nuk ndëshkoi Vllazninë, ndërsa 2 minuta më pas, pati një moment pretendimi për Luftëtarin për faull ndaj Abazajt, por kryesori e vlerësoi gjithçka si të rregullt.

Në të 32-tën, vendasit humbën mundësinë për të dyfishuar rezultatin me Hasanin, që u ndal nga portieri Ruçi, ndërsa 2 minuta më pas, ishte Erald Çinari që gaboi përballë portierit gjirokastrit. 3 minuta nga fundi i pjesës së parë, gjirokastritët fitojnë një faull pranë zonës së Vllaznisë, të cilin e ekzekutoi mjeshtërisht Dejvi Bregu, duke baraspeshuar shifrat.

Ishte pikërisht Bregu që tentoi të nisë si protagonist edhe pjesën e dytë, por gjuajtja e tij u ndal nga Selimaj, në minutën e 54-t. Shkodranët vijuan të kërkonin golin e fitores në mënyrë të vazhdueshme, por terreni I rënduar nuk e bënte aspak të lehtë ndërtimin e aksioneve. Gjithsesi, në minutën e 83-të, ishte sërish kapiteni Gilman Lika, që ndëshkoi sërish portierin gjirokastrit Ruçi dhe i dha fitoren Vllaznisë.

Në Kamëz, Lushnja e nisi në mënyrë perfekte takimin, duke gjetur avantazhin që në minutën e 6’, me anë të sulmuesit Mikel Canka. Gjithsesi, Kamza nuk zhgënjeu as këtë herë, teksa vendosi baraspeshën vetëm 10 minuta më pas, me një supergol të kapitenit Sebino Plaku, ndërsa serbi Raçiç I dha avantazhin skuadrës së Ndreut, 5 minuta para mbylljes së pjesës së parë.

Edhe pjesa e dytë ishte mjaft interesante, me Lushnjën që u mundua të gjejë barazimin, por që nuk kishte fuqinë e duhur për të dërguar topin në rrjetën e portierit Halili. Nga ana tjetër, skuadra e Ndreut arriti të administrojë mirë avantazhin, të cilin mund ta kishte thelluar edhe më tej, në 2-3 momente.

Java e 12 e Kategorisë Superiore përfundon nesër me krye-ndeshjen Partizani-Skënderbeu, që do të startojë në orën 17:00 dhe do të transmetohet në Supersport.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...