Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Lika: I lumtur për fitoren, pres ‘dhurata’ në janar

Mjaft i kënaqur është shprehur trajneri i Luftëtarit për atë fitore të marrë ‘in extremis’ në Kamëz, ndërsa vlerësoi shumë edhe paraqitjen e skuadrës së tij.

“Ishte e rëndësishme të merrnim pikët dhe të shpërbleheshim për ato lojëra të bukura që kemi dhuruar. Djemtë e merituan fitoren, për vetë lojën që zhvilluan sot, duke dominuar tërësisht kundërshtarin. Kamza është një skuadër shumë e mirë dhe me element mjaft të rëndësishëm, ndaj ky 3-pikësh shijon më shumë dhe na motivon”, u shpreh trajneri i Luftëtarit.

Luftëtari vijon të krijojë shumë, por vuan të dërgojë topin në rrjetë. Edhe sot gjirokastritët goditën traversën, ndërsa humbën edhe 2-3 raste të mira shënimi. Trajneri Lika e pranon këtë defekt të ekipit të tij dhe shprehet se lojtarët po punojnë shumë në stërvitje për ta riparuar.

“Ne jemi skuadër që krijojmë shumë, me individët që kemi, siç janë Bregu, Abazaj, Lamçja apo Rroca. Gjithsesi, këta janë futbollistë që krijojnë shumë, por u mungon finalizimi dhe janë koshientë për këtë e punojnë shumë në stërvitje”, tha Hasan Lika.

Merkatoja e janarit po afron dhe Hasan Lika duket se pret ndonjë dhuratë nga presidenca e klubit. Tekniku gjirokastrit veçoi dobësitë në repartin e mbrojtjes, ndërsa tha se do të kërkojë të ekuilibrojë skuadrën.

“Unë e pranoj që kemi pak probleme në repartin mbrojtës dhe në merkato besoj se kemi nevojë të përmirësohemi dhe të krijojmë më shumë ekuilibër në skuadër. Pavarësisht vështirësive që ofron merkatoja e janarit, presidenti dhe drejtuesit e klubit po punojnë për të përforcuar disi ekipin”, tha trajneri Lika.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...