Kategoria Superiore

Lika: E vështirë, Teuta e ka mundur dy herë Luftëtarin

Para është Teuta, kundërshtar i vështirë për Luftëtarin, që pas 4 fitoreve radhazi në kampionat, seri ku përfshihen sukseset me Partizanin, Kukësin e Skënderbeun, u ndal në barazim me Lushnjën. Trajneri Hasan Lika jo më kot kujton se Teuta në këtë kampionat i ka fituar të dyja përballjet me skuadrën gjirokastrite.

Arbitrimi ka qenë problem për një pjesë të mirë të sezonit për Luftëtarin, por Lika nuk paragjykon, kërkon më të mirën nga skuadra e tij, duke shpresuar në një gjykim të drejtë.

Trajneri nuk ka në dispozicion Rrapajn, ndërsa Lamçe nuk është në 100%. Lajmi i mirë është se do të jetë Bregu, që mungoi ndaj Lushnjës. Vetë Lika, një ish i madh i ndeshjes, ka arritur një pjesë të mirë të sukseseve të karrierës së tij si trajner pikërisht në stolin durrsak, por i beson më shumë së tashmes.

 

 

 

To Top