Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Liga franceze, ultimatum PSG-së për Ben Arfa

Bën bujë në Francë përjashtimi i Hatem Ben Arfa nga trajneri i Paris Saint Germain, Unai Emery për dy sfidat ndaj Bayern-it në Champions League dhe takimin e fundjavës së kaluar përballë Bordeaux në kampionat.

Avokati i futbollistit ka denoncuar në ligën franceze lënien jashtë të klientit të tij, me Ben Arfa që u përjashtua nga skuadra për duelin ndaj kampionëve të Gjermanisë ndërsa më pas u dërgua të stërvitej me ekipin rezervë. Ish lojtari i Nice i ka ngelur në derë skuadrës pariziene me PSG, që nuk arriti ti gjente një destinacion të ri Ben Arfa në merkaton e verës, por tashmë klubi kryeqytetas është në telashe, pasi liga franceze e futbollit i ka kërkuar një arsyetim me shkrim Parisit për lënien jashtë skuadre  të 30-vjeçarit nga ana e stafit teknik në dy takimet e fundit.

PSG-ja ka dy javë kohë për të dërrguar një sqarim me shkrim në ligën franceze, në të kundërt mund të merren masa ndaj klubit parizien, pasi avokati i futbollistit ka bërë gjithashtu me dije se Ben Arfa pa asnjë arsye është përjashtuar përgjithmonë nga skuadra dh jo vetëm përkohësisht.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...