Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Licensimi i klubeve, Drita e Prishtina sigurojnë Europën

Në një konferencë për shtyp, Federata Kosovare e Futbollit (FFK) ka treguar skuadrat që kanë aplikuar me sukses, duke u pranuar dhe skuadrat që janë refuzuar për licencim për garat e UEFA-s, për këtë sezon.

Drita, Prishtina, Trepça ’89 , Liria, Llapi dhe Gjilani janë klubet që janë licencuar, ndërsa ekipet që janë refuzuar janë Feronikeli, Vëllaznimi, Drenica dhe Flamurtari.

Zyrtari i FFK-së, Bajram Shala tha se ky proces organizohet për herë te dytë radhazi në mënyrë të pavarur.

“Këtë edicion, prej 12 klubeve të Superligës, 10 kanë qenë pjesë e procesit, e vetëm dy jo. Dy skuadrat që nuk ishin pjesë e këtij procesi janë dy skuadrat që në aspektin sportiv janë larguar në fund të këtij edicioni nga Superliga, Besa dhe Vllaznia. Ndërkohë, të 10 klubet e tjera kanë aplikuar të paktën formalisht për të qenë pjesë e këtij procesi, e nga këto, 6 kanë pasur një aplikim të suksesshëm, që nënkupton Komisioni i shkallës së parë ka vendosur të marrin licencën për garat e UEFA-s për sezonin 2018-2019, kurse 4 prej tyre janë refuzuar dhe do të kërkojnë ta marrin licencën për edicionet e radhës”, tha Bajram Shala.

Prishtina dhe Drita janë dy klubet që do të garojnë zyrtarisht në garat e UEFA-s, por mbetet të mësohet se cila skuadër do të garojë në Champions League dhe cila në Europa League, në varësi të faktit se kush do të triumfojë në Vala Superliga.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...