Futboll

Licencimet, FSHF vijon kurset per UEFA Pro dhe UEFA B

Sektori i Edukimit dhe Licensimit pranë FSHF-së nis këtë javë punën me trajnerët më dy profile kursesh: vazhdimin me periodën e 5-të të kursit UEFA Pro dhe nisjen e edicionit të ri të kursit UEFA B për trajnerë.

Sipas këtij programi, kursi UEFA Pro vijon këtë të hënë me teorinë dhe më pas vijon në fushë me praktikë. Licensa UEFA Pro e trajnerëve, sipas programit përfshin 12 perioda mësimore teoriko-praktike në një shtrirje gjithëvjetore.

Ndërkaq, ditën e mërkurë nis edicioni i ri për licensën UEFA B, ku mbi 40 aplikantë, trajnerë futbolli do të ndjekin fazën teorike dhe praktike deri në datë 17 Shkurt, ku në mbyllje do të marrin edhe diplomat e licensës përkatëse. Sikundër edhe vjet, edhe gjatë 2018-tës programi i kurseve të licensave të trajnerëve është shumë i ngjeshur, ku spikat një interes shumë i madh për të ndjekur kurset dhe më pas pajisjen me licensat përkatëse. Më 19 shkurt FSHF do të hapë sërish kursin UEFA B, por këtë radhë në mbështetje dhe trajnim të trajnerëve nga Kosova.

 

To Top