Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Lewandowski ndërron menaxher, kërkon largimin nga Bayerni

Robert Lewandowski ndërron agjent, veprim që mediat ndërkombëtare e interpretojnë si një sinjal të qartë se bomberi nga Varshava do të largohet nga Bajerni i Mynihut. Interesat e sulmuesit nuk do të mbulohen më nga Cesary Kucharski, agjenti i tij në këto 10 vitet e fundit.

Polaku ka bërë një hap më shumë drejt kërkimit të një largimi nga Bajerni këtë verë, pas Botërorit kur kërkon të shfrytëzojë edhe shansin e tij të fundit për të firmosur një kontratë me një tjetër klub të madh Europian. Sulmuesi ka vendosur të kërkojë një skuadër të re, madje ia ka komunikuar këtë vendim Bajernit në javët e kaluara.

Ndërkohë vendimi për të ndërruar agjent është një sinjalizim përfundimtar se këtë verë do të ndryshojë ambient. Në moshën 29-vjeçare, Lewandowski synon të nisë një aventurë të re në Champions, nëpërmjet një kampionati tjetër, ku dëshiron të demonstrojë se aftësitë e tij prej goleadori janë të njëjtat edhe në kampionate me më shumë konkurrencë.

Edhe pse në raste të tilla, në skenë dalin zakonisht emrat e Mendes apo Raiola, të gjitha indikacionet të çojnë në bindjen se polaku do të vendosë fatin e tij në duart e Pini Zahavi, një ndërmjetësues nga Izraeli që u përfshi edhe në kalimin e Neymar te Paris Saint Germain.

Pini Zahavi punon kryesisht me Chelsean por kjo nuk e lidh domosdoshmërisht të ardhmen e Lewandowskit me blutë e Londrës. Ëndrra e tij prej shumë vitesh është që të luajë me Realin e Madridit, dhe ky me siguri që do të jetë opsioni kryesor për transferimin në verën e ardhshme.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...