Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Gjermanisë

Leverkuseni “thyen” Gladbahun, në çerekfinale edhe Werderi

Bayer Leverkusen dhe Werder Bremen janë dy skuadrat e tjera që siguruan një vend në fazën çerekfinale të Kupës së Gjermanisë. Aspirinat morën një fitore të madhe pasi mposhtën 1-0 Borussia Moenchengladbach brenda në Borussia Park falë golit të realizuar nga talenti xhamajkan Leon Bailey në pjesën e dytë, ndërkohë që rezultoi një sfidë shumë e bukur ajo mes Werderit dhe Freiburgut që u fitua nga vendasit me rezultatin 3-2. Golat e Belfodil dhe Kainz janë bënë më të thjeshta gjërat skuadrës nga Weser Stadion, por Freiburgu u rikthye në ndeshje që në fraksionin e parë falë golit të Petersen, por finalizimi i Bargfredes në të 67-tën vulosi kualifikimin e Werderit edhe pse miqtë shënuan sërish pak çaste më vonë me Ravet. 90 minuta në stol për Amir Abrashin, mesfushorin e kombëtares shqiptare në këtë sfidë por duhet theksuar se Abrashi sapo është rikthyer nga një dëmtim i gjatë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...