Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Leverkusen ndjek traditën me brazilianët, siguron talentin Paulinho

Bayer Leverkusen më në fund  ka arritur të sigurojë shërbimet e një prej talenteve më premtues të futbollit brazilian. Paulo Henrique Sampaio Filho, i njohur shkurt me emrin Paulinho, do të jetë pjesë e klubit nga Bundesliga që nga sezonin e ardhshëm. Sulmuesi 17-vjeçar i Vasco Da Gamas pritet të ndjekë gjurmët e emrave të rëndësishëm brazilianë, që kanë qenë pjesë e “Aspirinave” në të shkuarën, si Zé Roberto, Lucio, Emerson e së fundmi Wendell. Sipas mediave gjermane, Leverkusen duke përfituar edhe nga problemet financiare të klubit brazilian do të paguajë 20 milionë euro për kartonin e futbollistit, 10 më pak se klauzola e largimit.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...