Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Gjermanisë

Leverkusen-Bayern finalja e parakohshme e DFB Pokal

Periudha më e ngjeshur e sezonit natyrisht shoqërohet edhe nga takimet e shumta të mesjavës dhe në fakt në Kontinentin e Vjetër do të zhvillohen normalisht ndeshjet në Spanjë, Itali, Holandë, ndërsa në Francë dhe Gjermani është koha për gjysmëfinalet e kupave respektive. Vëmendjen kryesore përsa i përket gjithë ndeshjeve që luhen në Europë ditën e martë e rrëmben sigurisht DFB Pokal, që ofron një klasike të futbollit gjerman, si Bayer Leverkusen – Bayern Munchen. Edicioni i sivjetshëm është i 75 në historinë e Kupës së Gjermanisë dhe si edicion jubilar mbetet objektivi kryesor për një ekip si Bayerni, pasi klubi bavarez e ka mbyllur prej kohësh çështjen e Bundesligës, ku kryeson me plot 20 pikë më shumë se sa Schalke.

Bajerni ka fituar 3 nga 5 edicionet e fundit të Kupës së Gjermanisë, trofe të cilin ekipi i famshëm bavarez e ka koleksionuar plot 18 herë në historinë e klubit, gjithsesi Jupp Heynckes synëon që ta mbyllë karrierën duke përsëritur suksesin e pesë viteve më parë, kur në fakt klubi i famshëm nga Mynihu fitoi me radhë Bundesligën, Kupën e Gjermanisë si dhe Champions League-n, ku mposhti në finale Borusian e Dortmundit. Natyrisht “die roten” janë favoritë për të triumfuar edhe në edicionin e sivjetshëm, pasi duke lënë mënjanë skuadra të tilla si Chemnitzer, apo Paderborn rrugës Bayern  Munich ka eliminuar kundërshtarë tepër të fortë si Leipzig dhe Borussia Dortmund. Dueli do të mbahet në BayArena dhe ekipi i Leverkusenit sigurisht që do të ketë avantazhin e faktorit fushë, sidoqoftë distanca e 24 pikëve në Bundesligë tregon më së miri edhe diferencën e madhe që ka në të vërtetë skuadra bavareze me “aspirinat”. Bayer-i është 1 nga 25 ekipet që ia kanë dalë mbanë për të shënuar emrin në DFB Pokal, por gjithsesi Leverkuseni ka fituar vetëm 1 nga 3 finalet e zhvilluara në historinë e këtij kompeticioni. Në fundjavë Bayerni pavarësisht lodhjes që pasoi takimin me Seviljen nuk është se mendoi shumë për këtë takim dhe shkatërroi Gladbahun 5-1, duke marrë hak për disfatën e fazës së parë, megjithatë përshtypje bëri zgjedhja e veteranit Jupp Henckes që gjithsesi ruajti sulmuesin kryesor të ekipit Robert Leëandoëski dhe një pjesë të skuadrës.

Këtë herë pritet që Sandro Wagner t’i lërë stafetën sulmuesit polak, që do të zbresë në fushë si titullar, bashkë me lojtarët e tjerë si Robben, Ribery, Javi Martinez që e ndoqën fitoren me Gladbahun nga stoli. Te Bajerni do të vazhdojnë të mungojnë Arturo Vidal, Coman dhe Neuer, ndërsa trajneri i LeverkuSenit Heiko Herrlich në krahun tjetër nuk do të mund të mbështetet dot te mbrojtësi i majtë, braziliani Wendell. Dy fitoret impresionuese 4-1 ndaj rivalëve të drejtpërdrejtë si Lepzig dhe Eintracht Frankfurt i kanë ngjitur “aspirinat” drejt e në vendin e tretë në klasifikimin e Bundesligës, kështuqë vendasit paraqiten të qetë dhe me një lojtar si Kevin Volland në një formë të shkëlqyer. Mbi të gjitha ky takim ofron edhe duelin e drejtpërdrejtë, ndonëse në distancë, të dy golashënuesve më të mirë të Bundesligës Lewandowski – Volland, megjithëse për hir të së vërtetës sulmuesi polak kryeson me 27 gola, plot 13 më shumë se sa lojtari i Leverkusenit. Tre vjet më parë është regjistruar përballja e fundit ndërmjet këtyre dy klubeve në Kupën e Gjermanisë, ku penalltia e shpërdoruar nga sulmuesi Josip Drmic kualifikoi Bayern-in për në gjysmëfinale, pas ekzekutimit të 11-metërshave, sidoqoftë BayArena këto vitet e fundit ka qenë vazhdimisht një fushë tepër e vështirë për ekipin bavarez, që në Leverkuzen ka fituar vetëm 1 nga 6 vizitat e fundit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...