Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

L’equipe: Draxler nuk largohet

Transferimi i brazilianit Neymar ne Paris shoqerohet me disa te panjohura lidhur me bashkejetesen e tij me lojtaret aktual te Paris Saint Germain. Me i paragjykuari ne kete aspekt do te ishte Julian Draxler, i cili qe nga mberritja e tij ne janar tek francezet, ka pasur drite jeshile per te levizur ne te gjitha linjat e sulmit nga trajneri Unay Emery. Ne fakt ishte pikerisht nje udhetim i agjentit te tij ne Barcelone qe ngriti dyshime rreth te ardhmes se 23-vjecarit, e u be  shkas per spekuluesit qe te mendonin se sulmuesi i krahut mund te largohej drejt Camp Nout, duke i dhene lamtumiren klubit francez. Gjithsesi, te gjitha aludimet tashme bien poshte, pasi ashtu sic publikon e perditshmja L’Equipe, Draxler siguron se nuk e ka ndermend te lere projektin e nisur me Paris Saint Germain, madje gazeta me e madhe sportive ne France shkon me tej duke e cilesuar ate si te patransferueshem per vleren qe ai ka ne kete ekip dhe per sheikun nga Katari Nasser Al-Khelaifi.

Parisi eshte duke ndertuar nje grup me lojtaret me te mire te botes ne cdo pozicion. Julian Draxler eshte pjese e ketij projekti dhe si i tille eshte i patransferueshem”, lexohet ne L’equipe.

Ne te vertete gjermani u shpall edhe lojtari e i mire ne Kupen e Konfederatave, si dhe ishte nje nga lideret e Gjermanise qe i udhehoqi drejt suksesit.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...