Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Lejdi Liçaj kthehet te Luftëtari, firma formalitet

Liçaj kthehet te Luftëtari, firma formalitet

Vetëm gjashtë muaj pas kalimit në Vlorë te Flamurtari, Lejdi Liçaj është gati të rikthehet te Luftëtari. Për shkak të mungesës së hapësirave te kuqezinjtë, mbrojtësi i djathtë vendosi të largohet nga ekipi i vendlindjes për t’u kthyer në Gjirokastër, aty ku ka kaluar një pjesë të rëndësishme të karrierës. 31-vjeçari ka gjetur akordin në parim me drejtuesit e Luftëtarit dhe për të finalizuar marrëveshjen mungon vetëm firma në kontratë. Gjithçka duket një formalitet, me Liçajn që do të bëhet përforcimi i nëntë i bluzinjve në merkaton e Janarit, ku mes goditjeve të mëdha janë edhe sulmuesi Vasil Shkurtaj, brazilianët Marko Aurelio e Xhekson Ferraira, si edhe ish-mbrojtësi i Flamurtarit, Ivan Jakovljeviç.
Me afrimin e Liçajt, skuadra e drejtuar nga trajneri Hasan Lika, mund të quhet e kompletuar, megjithatë drejtuesit e klubit refuzojnë ta cilësojnë merkaton të mbyllur. Edhe pse janë të bindur se kontingjenti është i kompletuar, në Gjirokastër lënë të hapur mundësinë për të tjera surpriza deri në mbylljen e afatit të transferimeve të dimrit. Pas paraqitjeve të shkëlqyera të skuadrës në javët e fundit të vitit të kaluar dhe përforcimet e kësaj periudhe, te Luftëtari besojnë se do të kthejnë ekipin në nivelin e sezonit të kaluar, me bluzinjtë që fituan në fushë vlerësimin si skuadra me futbollin më të bukur të kampionatit.

Lajme të tjera

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...