Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

LeBron vazhdon të thyejë rekorde, të gjithë i përulen mbretit

Ai ka lindur për të shkruar historinë. Emri i LeBron James po gdhendet gjithnjë e më shumë më gërma të arta në librat e NBA-së si një nga më të mirët e të gjitha kohërave në historinë e basketbollit amerikan. Mbrëmjen e të martës, 33-vjeçari nga Akon festoi rekordin e rradhës në NBA. Me 31 pikë 11 asiste dhe 12 rebound që realizoi në sfidën ndaj Brooklyn Nets, LeBron jo vetëm që udhëhoqi Clevelandin drejt një fitoreje të rëndësishme me shifrat 129-123, por njëkohësisht u bë lojtari i parë i NBA-së që arrin në karrierë kuotën e 30 mijë pikëve, 8 mijë topave të kontrolluar poshtë tabelës dhe 8 mijë asisteve. Pas këtij suksesi nën shenjën e mbretit James, vendi i tretë në Konferencën e Lindjes vazhdon të jetë pronë e Cleveland Cavaliers të cilët gjithsesi kërcënohen jo pak nga Washington Wizards që gjithashtu mori një fitore me shumë peshë në një transfertë të vështirë si ajo e Ëisconsin. 107-104 në favor të kryqytetasve ishte rezultati i sfidës, teksa vendasve të Milwaukee Bucks nuk u mjaftoi forma e mirë e liderit të ekipit, grekut Giannis Antetokounmpo, autori i 23 pikëve 8 asisteve dhe 13 rikuperimeve. Te Wizards më i miri mbi parket ishte Bradley Beal me 21 pikë.  Rikthehet Dwyane Wade i kohërave të arta, fiton Miami Heat. I rikthyer te skuadra e tij e zemrës në merkaton e dimrit veterani 36-vjeçar realizoi 27 pikë në sfidën ndaj Philadelphia 76-ers duke udhëhequr Miamin drejt fitores me shifrat 102-101, një sukses ky që e afron skuadrën nga Florida, gjithnjë e më shumë me kualifikimin në play-off. Buzëqesh edhe Los Angeles Clippers që në Pepsi Center të Colorados mori një fitore të madhe me përmbysje ndaj Denver Nuggets me rezultatin 122-120. Një sifdë e drejtëpërdrejt kjo për vendin e 8-të në Perëndim, me kalifornianët që parakaluan Nuggets në renditje. Më i miri mbi parket për Clippers ishte i përhershmi Lou Williams, autori i 25 pikëve.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...