Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Lazio u eliminua nga Milani, por për Strakoshën ka vetëm elozhe

Mediat Italiane i kanë kushtuar vëmendje të veçante paraqitjes së Thomas Strakoshës në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, në ndeshjen Lazio-Milan. Pavarësisht faktit që “gardiani” kuqezi arriti të priste dy penallti, skuadra ku ai luan nuk arriti dot të kualifikohej, por pavarësisht këtij fakti, mediat e vendit fqinj e vlerësojnë maksimalisht formën e Strakoshës, duke e cilësuar 22-vjeçarin si një garanci më shumë për bardhekaltrit. Jo vetëm në rastin e penalltive, por edhe gjatë ndeshjes Thomas u shfaq pozicional, duke bërë disa pritje vendimtare. Më tej në artikullin e dedikuar posaçërisht për “gardianin” kuqezi, shkruhet se nuk përbën më lajm paraqitja dinjitoze e tij, sepse, pavarësisht moshës së re, Strakosha tregon pjekuri në portë. Në kampionat gjithashtu shpesh ka ditur të lërë gjurmë, madje disa prej pritjeve mund të konsiderohen si gola të shënuar prej tij.
Elozhe për paraqitjet e 22-vjeçarit kanë ardhur edhe nga ish-portieri i Interit dhe i Kombëtares Italiane, Francesco Toldo, i cili ka komplimentuar Strakoshën për pritjet e bëra.
Në Itali nuk kanë më dyshime, Thomas Strakosha është “asi nën mëngë” për skuadrën bardhekaltër.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...