Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Lazio në telashe për ndeshjen deçizive me Interin

Lazio-Inter do të jetë sfida që me shumë mundësi do të përcaktojë drejtpërdrejtë se cila nga skuadrat do të marrë pjesë ne edicionin e ardhshëm të Champions Leagues. Gjithsesi skuadra e Simone Inzaghit po përballet me probleme të shumta me dëmtimet, pasi së fundi është konfirmuar tashmë mungesa e Luis Albertos.

Spanjolli ka qenë një nga lojtarët më në formë të bardhekaltërve në këtë sezon ,por një tërheqje e gradës së parë do ta mbajë jashtë për të paktën 15 ditë, duke bërë që të automatikisht sezonin në Serinë A.

Krahas Luis Albertos, problem është edhe prezenca e Ciro Immobiles, që u dëmtua në sfidën ndaj Torinos dhe është në pikëpyetje të madhe për sfidën me zikaltrit. Në të njëjtën situatë me goleadorin italian, është edhe mesfushori Marco Parolo, që gjithashtu ‘po lufton me kohën’, për të qenë gati për sfidën e 20 Majit.

Këtyre telasheve u shtohet edhe ai më i fundit, i mbrojtësit Stefan De Vrij. Interi depozitoi sot në Ligë kontratën 5-vjeçare të nënshkruar me të, e cila fillon në fund të këtij sezoni dhe natyrisht që Simone Inzaghi nuk mund t’i besojë një lojtari të ardhshëm të zikaltërve, sfidën përballë këtyre të fundit.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...