Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Lazio-Inter luajnë Championsin, Europa dhe mbijetesa vendosen sot

Lazio-Inter, Inzaghi përballë Spallettit, Strakosha kundër Handanovic, De Vrij përballë Skriniar, Milinkovic-Savic kundër Rafinhas, Immobile ndaj Icardit dhe Igli Tare përballë Piero Ausilios. Sa shumë sfida brenda sfidës në një sezon që do të mbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme vetëm për njërën skuadër mes Lazios dhe Interit. Sot në mbrëmje në Olimpico të Romës, Serie A do të ulë siparin për sezonin futbollistik 2017-2018 me një finale të drejtëpërdrejtë për zonën Champions. Lazio pret Interin në atë që konsiderohet si treni i fundit i Championsit dhe kurorëzimi më i mirë i një sezoni tejet pozitiv për të dyja ekipet. Bardhekaltrit e Inzaghit luajnë për 2 nga 3 rezultatet pasi edhe barazimi i mban përpara zikaltërve në renditje. Formacioni i Spalletit nuk ka rrugë tjetër në krahun tjetër përveç fitores nëse dëshiron të ritkhehet në Champions League pas 6 viteve mungesë. Në fazën e parë në San Siro përfundoi gjithçka në barazim 0-0 ndërsa statistikat flasin në favor të Interit pasi kjo do të jetë sfida numër 150 mes tyre, teksa në 149 takimet e mëparshme Interin numëron 61 fitore kundër 35 të Lazios ndërsa 53 takime janë mbyllur në barazim. Sot do të jetë ora e së vërtetës edhe për Immobilen që rikthehet nga dëmtimi për të ruajtur kreun e klasifikimit ndaj Icardit në listën e golashënuesve më të mirë me italianin që për momentin ka shënuar një gol më shumë se argjentinasi 29 të Ciros kundrejt 28 të Mauros. Lazio do të ketë dy mungesa me peshë në këtë përballje pasi Luis Alberto dhe Immobile nuk kanë arritur të rikuperohen në kohë. Ndërkohë Spalletti ka riafëtësuar si Mirandën ashtu edhe Gagiliardinin edhe pse mesfushori italian pritet ta nisë ndeshjen nga stoli. Në 8 sfidat e fundit Interi e ka mposhtur 4 herë Lazion dhe ka një bilanc më të mirë, statistika këto që të bëjnë të besosh se zikaltrit kanë shanse të mira për të fituar sot dhe për t’u rrëmbyer vendin bardhekaltërve. Por sot në Supersport do të keni mundësi të ndiqni edhe të tjera sfida të javës së fundit të Serisë A që luhen për objektiva të rëndësishëm. Milani dhe Atalanta vijojnë duelin për vendin e 6-të që të kualifikon direkt në grupet e Europa League këtë herë në distancë me kuqezinjtë që presin në shtëpi Fiorentinën ndërsa Atalanta luan një transfertë delikate ndaj Cagliarit që kërkon të arrijë mbijetesën. Pikërisht në zonën e rënies nga kategoria janë përfshirë 5 skuadra por vetëm njëra do të rrëzohet. Më e rrezikuar është Crotone e Zengës që pozicionohet në vendin e 18-të dhe luan një transfertë të vështirë ndaj Napolit në San Paolo.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...