Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Lazio dhe Interi i përgjigjen Romës, Atalanta parakalon Milanin

Lazio dhe Interi i përgjigjen Romës me dy fitore të pastra me bardhekaltrit që mposhtën 4-0 Sampdorian në Olimpico ndërsa zikaltrit triumfuan 1-2 në transfertën e Veronës përballë Chievos duke bërë që diferencat në pikë mes këtyre tre skuadra në tabelën e klasifikimit të mbeten të pandryshuara edhe pas javës së 34-t të Serisë A. Gjithçka e thjeshtë për Lazion e Simone Inzaghit që me Thomas Strakoshën në fushë kaloi 4-0 Sampdorian me golat e Milinkovic-Savic, De Vrij dhe dygolëshin e Ciro Immobiles që me këtë dy finalizime u ngjit në kuotën e 29 golave në kampionat, 3 më shumë se Icardi. Maurito ishte ai që hapi serinë e golave duke i dhënë avantazhin Interit në Bentegodi përballë Chievos. Pas një pjese të parë në të cilën vuajti shumë, madje Chievo goditi edhe shtyllën, skuadra e Spallettit gjeti golin në fillimin e pjesës së dytë me kapitenin e saj që e çoi në 26 numrin e golave sezonalë në  Serie A. U desh sistemi VAR që të përcaktohej që pozicioni i Dambrosios ishte i rregullt pasi arbitri anësor e anulloi fillimisht me mbrojtësin që ishte ai që i dha asistin Icardit. Në minutën e 61-të, Interi dyfishoi shifrat me një gol të bukur të kroatit Perisic pas një aksioni model. Në minutën e 90-të Chievo rihapi sfidën me finalizimin e Stepinskit por vetëm kaq për veronezët që tashmë rrezikojnë seriozisht mbijetesën. Në sfidat e tjera Atalanta me Etritën Berishën mes shtyllave mposhti 2-1 Torinon dhe parakaloi Milanin në renditje duke u ngjitur në vendin e 6-të që të kualifikon në Europa League. Me të njëjtin rezultat fitoi Crotone në transfertën e Udines duke i shkaktuar disfatën e 11-të radhazi skuadrës friulane.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...