Gossip

Laura i zbret biçikletës, për t’u marrë me modë (Foto)

Ish çiklistja e njohur e ‘Giro D’Italia’, Laura Betto duket se ka vendosur t’i zbresë biçikletës, për t’u marrë me të tjera gjëra.

Së fundi bukuroshja italiane është ftuar si opinioniste për të komentuar turin çiklistik në shtetin e saj, ndërsa duket se fusha e modës por e tërheq më shumë.

Laura ka përfunduar në kopertinën e një reviste italiane mode, ndërsa ka realizuar edhe një set fotografik shumë ‘të nxehtë’, duke mahnitur fansat.

Biçikleta e ka ndihmuar të ketë një fizik për t’u admiruar, por mesa duket Laura e ka kuptuar se për të bërë para, duhet të merret me diçka tjetër.

To Top