Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Largimi edhe i Preittit, dështim total i projektit italian te Partizani

Verën e kaluar Partizani ziente nga projekti italian. Gjithçka ishte në dorën e Luciano Moggit dhe Antonello Preittit, që kishin ardhur nga përtej Adriatikut për të sjellë titullin kampion te Partizani. Synohej rikthimi i Partizanit të madh dhe pompoziteti me të cilin u prezantuan dhe afrimet në skuadër të paktën në pamje të parë ta jepnin këtë përshtypje, aq më tepër që në krye të ekipit si trajner përfundoi një farë Mark Iuliano, që emrin si lojtar e kishte të madh, ndërsa si trajner po përpiqej të katapultohej nëpërmjet Shqipërisë.

Në letër gjithçka dukej në rregull, dhe pse ndryshimet drastike përgjithësisht asnjëherë nuk marrin për mbarë. Fillimi i kampionatit ishte një katastrofë, me të kuqtë që brenda një faze, falë projektit italian, e gjetën veten jashtë garës për titull dhe në rrezik për të kapur edhe Europën. Shpejt u fillua të kuptohej se italianët nuk bënin për realitetin shqiptar.

Iuliano mori valixhet dhe u largua, duke lënë skuadrën në krizë rezultatesh, ndërsa Moggi dhe Preitti e shtynë dhe pak, duke dashur të arnojnë “vrimat” që ishin krijuar nga zgjedhjet jo të goditura në verë. Një sezon i tërë i ndërtuar mbi një projekt italian rezultoi një zhgënjim i vërtetë dhe mosrinovimi i kontratës me Preittin dhe largimi i tij dy ditë më parë ishte fundi i një viti të mbrapshtë për Partizanin, që ndryshoi 3 trajnerë brenda një kampionati, nuk gjeti asnjëherë qëndrueshmërinë e pritur dhe tashmë ka mbetur në dorë të UEFA-s, që, në rast konfirmimi të dënimit të Skënderbeut, mund të marrë pjesë në Europa League, në një rast të paprecedent ku dhe e pesta e Superiores mund të luajë në Europë. Ndoshta atë që nuk e bëri dot projekti italian mund ta bëjë tashmë fati.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...