Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Largimet e trajnerëve në modë, vetëm 5 të mbijetuar

Ka një javë që ediconi vjeshtor në Vala Superligën e Kosovës ka marrë fund dhe tashmë është koha e analizave. Shumica e skuadrave nuk i kanë ndërprerë ende stërvitjet. Do të punohet edhe pak kohë dhe mos do të shkohet në pushime dimërore për tu kthyer më pas për përgatitjet për edicionin pranveror të Vala Superligës së Kosovës.  Llapi është kampion vjeshtor me 34 pikë, dy më shumë se përcjellësi i parë Prishtina. Dallimi në pikë është shumë i vogël dhe në pranverë pritet luftë e ethshme për titull. Më thjesht po duket puna e mbijetesës pasi që Vllaznia, Flamurtari dhe Besa janë shkëputur në tri pozicionet e fundit. Disa trajnerë arriitën objektivat e tyre, të tjerët dështuan dhe pati edhe shumë shkarkime dhe dorëheqje. Po sa trajnerë dhe cilët janë ata që i mbijetuan pjesës së parë kampionale duke ruajtur vendin e punës? Janë vetëm pesë trajnerë në Vala Superligën e Kosovës që edhe pas 18 javëve janë pjesë e skuadrave të tyre dhe sipas të gjitha gjasave edhe mund ta vazhojnë punën në edicionin pranveror. Tahir Batatina i Llapit, Bledi Shkëmbi i Lirisë, Bekim Shotani i Drenicës, Arbnor Morina i Gjilanit dhe Ismet Munishi i Vëllaznimit janë pesë trajnerët që i mbijetuan shkarkimeve apo dorëheqjeve nga skuadrat e tyre. Ndërkaq shtatë skuadrat tjera kanë zëvendësuar trajnerët e tyre, madje Trepça ’89 ka ndërruar tre trajnerë.

Përshtypje të mira la edhe Bledi Shkëmbi me Lirinë. Ish asi i Skenderbeut për të cilin aventura me Arpaxhikët ishte e para në karrierën e tij si trajnerë ka bërë një punë të madhe në Prizren duke e dërguar Lirinë pas 18 javëvë në vendin e 5. Liria e cila vjet mezi i iku barazhit, me Shkëmbin  jo vetëm që fitoi mjaft pikë, por ishte edhe skuadar që luajti futboll shumë të bukur.

Katër trajnerët tjerë Tahir Batatina, Arbnor Morina, Ismet Munishi dhe Bekim Shotani janë trajnerë tashmë të njohur për tregun kosovar dhe mund të thuhet edhe të dëshmuar. Njëri nga ta, Bekim Shotani ka lënë shumë përshtypje me Drenicën pavarësisht shumë problemeve financiare. Drenica luajti futboll të bukur dhe arriti të mund edhe kampionen në fuqi Trepçën 89 dhe Prishtinën. Pikërisht Bekim Shotani dhe Ismet Munishi ka gjasa të mos vazhdojnë aventurën e tyre me skuadrat përkatëse nëse problemet financiare nuk marrin fund shpejt.

Puna e trajnerëve është shumë specifike dhe gjithnjë janë me valixhe në duar. Do të jetë interesant të shihet se sa trajnerë do ta kenë ruajtur vendin e tyre të punës deri në muajin maj atëherë kur mbyllet kampionati në Vala Superligën e Kosovë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...