Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Lamtumira e Sindrit Gurit, “Zeqir Ymeri” gati të duartrokasë “bomberin”

Një debutim ëndrrash për Sindrit Gurin. Ishte data 7 Korrik 2016, kur sulmuesi, deri në atë moment thuajse i panjohur për publikun e gjerë, i dhuroi kualfikimin Kukësit në raundin e 2-të të Europa League-s ndaj malazezëve të Rudarit.

Vitin pasardhës hapësirat nuk ishin pa fund, kjo për shkak të hijes së rëndë të Pero Pejicit, megjithatë të gjithë në Kukës ia njihnin vlerën dhe, pavarësisht vetëm dy golave të realizuar në kampionat, aventura e Gurit te verilindorët vijoi. Ajo çfarë 24 vjeçari shfqaqi nga reprtori i tij në këtë edicion nuk ka nevojë për shumë komente. Një sulmues modern, i aftë thuajse në çdo element të futbollit dhe jo pa kuptim klubi belg i Ostendes shpenzoi qindra mijëra euro për të përfituar shërbimet e tij.

Kukësi nuk është qyteti i lindjes , por është e sigurt që shkodrani nuk do ta harrojë asnjëherë klubin që i dha mundësinë të ngjitej në majë. Kundër Flamurtarit do të jetë hera e fundit që Sindrit Guri do të zbresë në fushë me fanellën e Kukësit. Natyrisht, mbetet për t’u kuptuar nëse Pacult do ta aktivzojë si titullar, por është thuajse e sigurt që disa minuta do t’i dhurohen, aq sa për t’i dhënë lamtumirën qytetit dhe tifozëve.

Kukësi e ka siguruar vendin e dytë dhe në aspektin e agonizmit nuk do pritet të jetë një sfidë drithëruese, megjithatë tifozët kuksianë e kanë një arsye për të qënë në stadium…, kushedi sa kohë do kalojë përpara se Kukësi të krenohet  sërish me një lojtar si Sindrit Guri.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...