Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lamtumira e Canës/ Shqipëri-Itali, jo thjesht një ndeshje futbolli

Shqipëri-Itali nuk është një ndeshje e thjeshtë futbolli, sepse pavarsisht rëndësisë së vogël për garën, ajo do të ketë një vëmendje të jashtëzakonshme. Ky takim pritet me padurim nga tifozët vendas, sepse për herë të parë do të përballemi në shtëpinë tonë, me kombëtaren, të cilën e kemi admiruar ndër vite.

Emocionet bëhen edhe më të shumta, kur kujton se në këtë takim do të organizohet ceremonia e largimit nga futbolli të një legjede të kombëtares shqiptare, kapitenit Lorik Cana. Cana u tërhoq nga futbolli i luajtur menjëherë pas përfundimit të europianit të 2016-ës, ku drejtoi Shqipërinë si kapiten, por lamtumira përballë tifozëve që e mbështetën në gjithë këto vite, do të bëhet vetëm mbrëmjen e sotme.

“Është zgjedhur pikërisht ndeshja ndaj Italisë, për faktin se do të ketë shumë tifozë të pranishëm. Pastaj, nuk mund ta shtynim akoma, sepse ka më tepër se një vit që jam shkëputur nga futbolli I luajtur”, u shpreh Cana para pak ditësh.

Futbollisti që i dha vlerë statusit të kapitenit, i ka varur këpucët në gozhdë dhe sot në nder të tij Federata e Futbollit ka vendosur te organizojë një ceremoni speciale lamtumire. Për momentin gjithçka është mbajtur sekrete, por ajo që është e sigurt, është se pritet të jetë një ceremoni e veçantë, përpara startit të takimit me Italinë.

Cana u khye në kapitenin simbol te ekipit kombëtar, për karakterin dhe personalitetin e tij. Ai u bë pjesë e konbëtares në pranverën e vitit 2003, kohë në të cilën skuadra drejtohej nga Brigel. Në atë kohë djaloshi gjakovar militonte në radhët e PSG-së. Shumë shpejt Cana u integrua në skuadrën kuqezi, ku fillimisht e nisi si mesfushor, per t’u pozicioniar më pas si një qendërmbrojtës.

Në karrierën e tij të gjatë Cana luajti në kampionatet më të rëndësishme të Evropës, për të nisur me një testim te Arsenal, që kur ishte 16-vjeç, e për të vijuar më pas në Francë me PSG e Marseille, ku në moshën 23 vjeç u bë kapiten i skuadrës. Në vitin 2009 u transferua në Angli te Sunderland dhe një 1 vit më pas, në kampionetin turk me Gallatasay. Nga viti 2011-2015 Cana ishte pjesë e Lazios në Itali, ndërsa karrierën e mbylli në Francë, në radhët e Nantes. Cana ka luajtur 93 takime me kombëtaren shqiptare, më shumë se çdo futbollist tjetër.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...