Futboll

Lajmi i fundit/ Zbulohet klubi i ri i Kristal Abazajt (Foto)

Kristal Abazaj është lojtari më i ri i klubit gjigant belg, Anderlecht. Sulmuesi i Luftëtarit ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare, me opsion zgjatjeje edhe për dy vite të tjera. Lajmi është konfirmuar si nga klubi belg, ashtu edhe nga vetë sulmuesi, në një kontakt me Supersport.

“Jam shumë i lumtur që do të bëhem pjesë e Anderlechtit, një klub shumë i madh, ku do të kem mundësi të zhvillohem. Mezi pres të filloj eksperiencën time me ta”, deklaroi Abazaj për Supersport.

Vetë Abazaj ishte sot në ambientet e klubit belg, ku firmosi kontratën me drejtuesit e skuadrës, ndërsa fotot zyrtare u shpërndanë edhe në faqen e Facebook-ut të Anderlechtit. Marrëveshja është arritur mbi bazën e 750 mijë eurove, të cilat do t’i arkëtojë klubi i Skënderbeut, që bleu Abazajn në janar nga Luftëtari për shumën e 300 mijë eurove.

Klubi belg i Anderlechtit është një klub elitar atje, ndërsa është mjaft i njohur edhe në Shqipëri, pasi me të ka luajtur edhe Besnik Hasi, që më vonë pati një karrierë edhe si trajner i parë aty.

Nga kjo skuadër kanë dalë shumë lojtarë me emër, që aktualisht bëjnë karrierë në klubet më të mëdha europiane. Vlen të përmendet se nga akademia e Anderlechtit kanë dalë lojtarë si Kompany, Tielemans, vëllezërit Lukaku, etj.

To Top