Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lajme Blic/ Arsenal përforcon mesfushën, Reali ndahet me sulmuesin

Arsenali është i interesuar për mesfushorin e Everton, Amadou Onana. Lojtari pëlqehet shumë nga Mikel Arteta dhe e sheh belgun një afrim me peshë për mesin e fushës. E ardhmja e futbollistit varet nga qëndrimi apo jo në kategorinë më të lartë të futbolli anglez i klubit nga Liverpooli.

Evertoni kërkon një shifër jo më të vogël se 60 deri në 70 milionë euro. Ky është sezoni i parë i Onana në Premier League, ndërkohe që ka luajtur me Lille në Francë dhe Hamburgun në elitën gjermane. Kontrata e 27-vjeçarit skadon në 2027, por agjenti lojtarit po kërkon një klub të favorshëm për lojtarin e tij. Mbetet për t’u parë cila do të jetë lëvizja e rradhës e “topçinjve”.

Reali i Madridit dhe Mariano Diaz do të ndahen përfundimisht në fundin e këtij sezoni. Sulmuesit nga Republika Domenikane i mbaron kontrata këtë verë dhe klubi nuk do t’i ofrojë rinovim. Mariano ka luajtur shumë pak këtë sezon duke qënë jashtë planeve të Carlo Ancelottit këtë edicion.

29-vjeçari ka oferta nga Premier League, ku konkretisht West Ham United dhe Leeds United kanë shprehur mundësinë e nënshkrimit me lojtarin. Por për futbollistin mund të ketë dhe një rikthim në Ligue 1 te skuadra e Nice, pasi më parë ka luajtur për Lyon për vetem 1 sezon, klub ky që e shiti për 21 milionë euro te Reali i Madridit në 2018.

Lexo edhe: 

Trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag kërkon një mësfushor cilësor për të forcuar këtë repart. Emri më i pëlqyer nga holandezi është lojtari i Southampton, James Ward-Prowse. Anglezi ka një kontratë me klubin nga Hampshire deri në vitin 2026, por pozicioni i keq i klubit në fundin e tabelës dhe gjasat e mëdha që të bien një kategori më poshtë, e bëjnë më të mundur transferimin e 28-vjeçarit në Old Trafford. Ward-Prowse luan për Southampton prej vitit 2012 duke qënë shtylla e skuadrës. Për lojtarin gjithashtu interesohet edhe Aston Villa me Neëcastle.

Liverpuli po ndjek nga afër futbollistin e Salzburgut, Luka Sucic. Talenti 20-vjeçar do të largohet nga Austria këtë sezon, me Liverpulin e avantazhuar për të nënshkruar me futbollistin që cilësohet si Luka Modric i ardhshëm.

Salzburgu kërkon për Sucic një shumë prej 17 milionë paundë. Të kuqtë e kanë monitoruar për një kohë të gjatë kroatin që luan prej 3 sezonesh në bundesligen austriake. Lojtari është pjesë e kombëtares U21 të Kroacisë, duke shënuar 4 gola në 9 ndeshje në kualifikueset e europianit për grupmoshën e tij.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...