Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lajme blitz nga Premier League

Pas Kyle Walker, Tottenham-it, mund ti japë lamtumirën edhe Danny Rose. Mbrojtësi i krahut të majtë i cili është një titullar fiks edhe në kombëtaren angleze, pëlqehet shumë nga Chelsea i Antonio Contes. Për Rosse kanë shfaqur interes edhe Manchester United e Interi, megjithatë do të jetë e vështirë që Tottenhami të lejojë largimin e një tjetër mbrojtësi pasi shiti Kyle Ëalker te Manchester City për 57 milionë Euro.

Të Premten starton Premier League me Arsenalin që do të presë Leicester City-in, në stadiumin e Emirates. Por këtë takim shumë të rëndësishëm trajneri i topcinjëve Arsene Wenger nuk do të ketë shërbimet e sulmuesit Alexis Sanchez. Ish lojtari i Barcelonës i shumëkërkuar në këtë merkato pasi mungoi në duelin e Superkupës së Anglisë ndaj Chelsea-it nuk do të jetë i gatshëm as për sfidën ndaj Leicester-it, për shkak të disa dhimbjeve që ndien në muskujt e barkut.

Mario Lemina pasi u zyrtarizua si blerja më e re e Southamptonit foli për herë të parë si futbollisti më i ri i skuadrës së shenjtorëve. Jam shumë i lumtur që jam bërë pjesë e Southampton, më bindi projekti i klubit dhe mendoj se kam bërë zgjedhjen më të mirë për të vazhduar karrierën time deklaroi mesfushori nga Gaboni. Kartoni i Lemina i kushtoi klubit anglez 17 milionë Euro.

Rafa Benitez këmbëngul për Luca Perez. Trajneri spanjoll e dëshiron me cdo kusht sulmuesin te Neëcastle United. Arsenali kërkon 15 milionë Euro për të lënë të lirë lojtarin, por për qymyrxhinjtë problemi më i madh qëndron te fakti se Perez përpara një kalimi të mundshëm te Neëcastle preferon rikthimin te Deportivo La Coruna në La Liga.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...