Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lajme blitz nga La Liga

Reali i Madridit nuk heq dorë nga David De Gea. Sipas mediave angleze Los Blancos do ta bëjnë edhe një tjetër tentativë për të firmosur me portierin e Manchester United në këtë merkato. Në ditët e ardhshme Reali i Madridit pritet ti paraqesë një ofertë të re Djajëve të Kuq për gardianin e La Rojas, por vështirë se skuadra angleze do të vendosë të privohet nga De Gea në këtë merkato.

Barcelona siguron shërbimet e Yerri Minas. Blaugranat i kanë paguar Palmeiras-it, shumën e 9 milionë Eurove për mbrojtësin kolumbian. Megjithatë 22-vjecari i cili konsiderohet një investim i mirë për të ardhmen, nuk do të transferohet te Barca përpara Janarit të vitit 2018-të. Mina do të qëndrojë te Palmeiras në Brazil deri në përfundim të kampionatit.

Gabriel Paulista është futbollisti më i ri i Valencias. 26-vjecari brazilian rikthehet kështu në Spanjë pas eksperiencës te Villareali. Mbrojtësi ka kaluar me sukses vizitat mjekësore me Los Che dhe është gati për aventurën e re. Kartoni i Gabriel Paulistas i ka kushtuar Valencias nga 10  deri në 12 milionë Euro.

Marcelo Diaz nuk është më një futbollist i Celta Vigos. Lajmi është zyrtarizuar nga klubi galician në faqen zyrtare, ndërkohë që lojtari i përfaqësues kiliane tashmë është gati të nisë një eskperiencë të re. Diaz do të transferohet në Meksikë ku do të firmosë me skuadrën e Pumas.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...