Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Laçi i plotë ndaj Kamzës, rikthehen 4 lojtarë, por mungon Lulaj

Fitorja ndaj Lushnjës ka rikthyer buzëqeshjen tek Laçi por mbi të gjitha lajmet e mira vijnë nga infermieria për trajnerin Gentjan Mezani. Në duelin përballë Kamzës ditën e dielë trajneri vlonjat sheh t’i kompletohet grupi, duke nisur që në seancën e parë stërvitore. Në Roza Haxhiu në sfidën e javës së 25-të kurbinasit vuanin mungesën e kapitenit Gentian Selmani, të mesfushorëve Maikon Eskuerda dhe Fjoart Jonuzi, si dhe të sulmuesit të krahut Ansi Nika. Të 4-ët futbollistët janë rikthyer me grupin dhe janë të gatshëm për të dhënë kontributin në skuadër në vigjilje të sfidës së javës së 26-të. Portieri Gentian Selmani vjen nga një dëmtim që e la jashtë në dy ndeshjet e fundit dhe pas konsultave në qendrën mjekësore të Juventusit është gati për të rimarë vendin e titullarit. Gjithashtu edhe mesfushorët Eskuerda dhe Jonuzi kanë lënë pas dëmtimin, ndërkohë që Ansi Nika kaloi një gjendje gripale që e la jashtë për transfertën e Lushnjës. I vetmi dyshim për bardhezinjtë është afrimi i janarit Bruno Lulaj, i cili pësoi një dëmtim të lehtë në fundin e sifdës me Lushnjën, por duke parë rikthimet e shumta në skuadër, mungesa e qendërmbrojtësit nga Elbasani nuk pritet të ndjehet. Një sukses ndaj Kamzës do të konsolidonte pozitat në zonën europiane por mbi të gjitha do të largonte nga gara për këtë objektiv një kundërshtar direkt.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...