Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Laçi në delir, Reginaldo dhe sulmi në top-formë

 

Triumfi në Kamëz, por mbi të gjitha ecuria pozitive në javët e fundit ka bërë që Laçi të rikthehet fuqishëm në vallen për një vend në Europë. Kurbinasit aktualisht janë në vendin e 4-t, duke lënë pas Partizanin, me të cilin janë në garë për një vend  në Europë nëpërmjet kampionatit.

Nuk është rastësi që ecuria pozitive ka nisur pikërisht në momentin që tek Laçi ka nisur të funksionojë sulmi, me Reginaldon që ka marrë mbi supe përgjegjësitë, duke u kthyer në njeriun gol. 28-vjeçari po konfirmon sezonin e tij më të mirë në karrierë, pasi me golin e shënuar ndaj Kamzës arrin në kuotën e 17 realizimeve.

Kurbinasit kanë krijuar varësi ndaj Reginaldos dhe këtë e tregojnë shifrat, pasi në 4 ndeshjet e fundit bardhezinjtë kanë shënuar në total 8 gola, 5 prej të cilëve janë realizuar nga numri 9. Megjithatë, lajmi i mirë për Laçin është fakti se në këto javë të fundit po lirohen edhe lojtarët e tjerë të repartit të avancuar, pasi ndaj Lushnjës ishte Shtubina futbollisti që hapi serinë e golave, ndërsa ndaj Kamzës fitoren e vulosi Redon Xhixha me golin e minutave të fundit.

Përveç ecurisë së mirë në sulm, skuadra e drejtuar nga Mezani ka treguar edhe një përgatitje të mirë fizike, për të shkuar në mënyrën e duhur në finalen e Kupës ndaj Skënderbeut. Lajmi i mirë është rikuperimi i dy mesfushorëve fantazistë, Sherif Kallaku, i cili luajti pak minuta ndaj Kamzës, si dhe braziliani Esquerda, që pritet të marrë minuta në këmbë ndaj Teutës për të qenë plotësisht i gatshëm ndaj Skënderbeut të dielën e 27 majit.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...