Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Luftëtari “bie” në Korçë, Laçi mposht Kamzën, Teuta “përmbys” Lushnjën

Luftëtari nuk arriti ta surprizonte Skënderbeun në Korçë, u mposht 2-1 nga skuadra e Ilir Dajës, që tashmë krijon një diferencë të frikshme prej 18 pikësh me Kukësin e vendit të dytë, që luan në “Zeqir Ymeri” me Vllazninë. Protagonist në këtë sfidë me pritshmëri të larta sa i përket lojës u bë kryesori Sino me një 11-metërsh tepër të dyshimtë në favor të vendasve.

Skënderbeu kaloi në epërsi në minutën e 32-të me James, i cili u shërbyeu në zonë nga Gavazaj dhe me një goditje të lehtë, por shumë pranë zonës së portierit Athanasopulos, e çoi topin në rrjetë.

Në fund të pjesës së parë Skënderbeu fitoi një 11-metërsh me Ali Sowe, që u rrëzua në zonë duke simuluar dhe “gënjyer” kryesorin, që drejtoi dorën nga pika e bardhë. Të kota protestat e bluzinjve, sepse vendimi i Emirion Sinos ishte i pakthyeshëm. Pikërisht në momentin e protestave Kristal Abazaj u ndëshkua me karton të verdhë. Lilaj nuk gabon në ekzekutimin e penalltisë me rezultatin që shkoi 2-0.

Pavarësisht goditjes së rëndë piskologjike Luftëtari e rihapi lojën në minutën e 71-të, kur pas një kundërsulmi të shpejtë Liçaj i parapriu me kokë ndërhyrjes së portierit Alto Teqja, që pak minuta para këtij goli kishte zëvendësuar Shehin e dëmtuar. Asgjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura, me Skënderbeun që vazhdon i pandalshëm rrugën drejt titullit kampion, ndërsa Luftëtari mbetet në kuotën e 37 pikëve.

Laçi ka regjistruar fitoren e 3-të radhazi, duke mposhtur Kamzën me rezultatin 2-0, në sfidën e vlefshme për javën e 26 të Kategorisë Superiore. Në Laç, vendasit luajtën në epërsi numerike për plot 72 minuta, pas ndëshkimit me karton të kuq të futbollistit të Kamzës, Frashëri, që në minutën e 18’.

Gjithsesi, skuadra e Ramadan Ndreut rezistoi mirë për minuta të tëra dhe luajti si e barabartë ndaj kundërshtarit, derisa u ndëshkua vetëm në minutën e 70’, pas golit të shënuar nga talenti Myrto Uzuni. Në minutat shtesë, pas një kundërsulmi ishte Reginaldo që shënoi golin e dytë për vendasit dhe vulosi rezultatin final 2-0.

Teuta bëri detyrën duke marrë 3 pikët në Lushnjë, në një sfidë që nuk rezultoi aspak shëtitje për skuadrën durrsake, që fitoi me përmbysje.
Vendasit e nisën mjaft mirë sfidën dhe shënuan dy gola shumë të shpejtë, me anë të sulmuesit kryesor, Mikel Canka, në minutat e 14’ dhe 33-të.

Skuadra e Begejës reagoi dhe në fund të pjesës së parë fitoi një 11-metërsh me Hilën, i cili po vetë e dërgoi topin në rrjetë duke rihapur takimin. Në pjesën e dytë, ishte Georgevski që shënoi në minutën e 59’ për Teutën, duke barazuar shifrat, ndërsa Dediç shënoi golin e fitores në minutat shtesë.

Pas këtyre takimeve, Laçi ruan pozitat në vendin e 3-të, por momentalisht me pikë të barabarta me Kukësin e vendit të dytë, 42. Nga ana tjetër, Teuta redukton distancën nga Vllaznia pararendëse, duke e çuar në një pikë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...