Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Laçi, me Mezanin shndërrohet në ekip transfertash

Krahas Kamzës, edhe Laçi i Gentian Mezanit po rezulton një surprizë në Kategorinë Superiore. Kurbinasit përveç pikëve kanë treguar një nivel të jashtëzakonshëm loje dhe kjo merr vlera më të mëdha kur sheh që kanë skuadrën më të re në kampionat dhe me më pak eksperiencë.

Sigurisht që pas një periudhe të errët, duket se bardhezinjtë po rikthehen të fortë ashtu si vite më parë, por me ndryshimin e madh që sot kanë një tjetër mënyrë për t’u shfaqur protagonistë. Ekipi i dikurshëm ishte i fortë dhe solid në mbrojtje, ku sulmin ia besonte forcës së individëve, me Erjon Vucajn apo Marko Cetkoviç më pas, ndërkohë që në sulm ai që shkëlqente ishte James, nigeriani që sot luan për Skënderbeun.

Ajo skuadër konsiderohej si ekip shtëpie, ku stadiumin e Laçit e kishte kthyer në një fortesë. Aktualisht me bardhezinjtë të drejtuar nga Gentjan Mezani ndodh krejt e kundërta dhe për këtë mjafton të shohësh edhe shifrat. 3 nga 5 fitoret janë regjistruar në transfertë, ashtu si dhe 2 nga 3 barazimet, ndërkohë që nga 5 humbjet, 3 janë në shtëpi. Drejtuesit i kanë besuar projektin një trajneri të ri, me ide të tjera për futbollin e luajtur, pasi vlonjati Mezani preferon lojën sulmuese, duke përmbysur imazhin e Laçit si skuadër, por edhe si ambient.

Nuk ka më lojtarë me eksperiencë dhe të egër në fushë, por të rinj premtues, që kanë dëshirën për të luajtur. Aktualisht Laçi mund të konsiderohet një skuadër evropiane dhe në humbjen ndaj Kukësit në shtëpi, ka dhuruar sfidën më të mirë të kampionatit, e vetmja që ka parë një dominim aq të madh ndaj një kundërshtari, i cili nuk ishte dosido por vetë kampionia e vendit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...