Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Laçi luan Europën, në Gjirokastër me tre mungesa

90 minuta që mund të vendosin shumë në llogaritë e fundit të sezonit përsa i takon pjesëmarrjes në Kupat e Europës. Luftëtari dhe Laçi sfidohen në duelin direkt për vendin e katërt, në duelin që mund të shërbejë për të mos humbur dhe kontaktet me vendin e tretë që aktualisht mbahet nga Partizani.

Mungesat e tre titullarëve janë shqetësimi më i madh i Laçit për trasfertën në Gjirokastër. Duke nisur nga portieri Gentian Selmani, i cili vazhdon rehabilitimin nga dëmtimi muskulor dhe që ashtu si ka ndodhur në javët e fundit do të zëvendësohet nga Vata mes shtyllave.

Kapiteni është në fazat e fundit të rikuperimit, por stafi nuk do të rrezikojë ta aktivizojë sërish për aq kohë sa gjendja nuk është optimale. Objektivi është që Selmani të jetë gati për ndeshjen e kthimit në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, më datë 18 prill përballë Kukësit.

Ndaj Luftëtarit do të mungojë edhe Maicon Esquerda në mesfushë. Braziliani do ti nënshtrohet operacionit për pastrimin e meniskut dhe pritet të mos jetë në dispozicion të trajnerit Mezani për tre javë.

Mungesë e konfirmuar është edhe ajo e Rexhinaldos. Sulmuesi mbetet i dënuar nga klubi pas problemeve disiplinore, ku përveç stërvitjeve të diferencuara ende nuk mund të thuhet me siguri nëse kurbinasit do të mbështeten te shërbimet e golashënuesit më të mirë të ekipit për sprintin final të sezonit.

Mungesat janë të rëndësishme, por te Laçi besojnë se mund të rikthehen te rezultatet pozitive pas dy humbjeve radhazi. Edhe historia flet në favor të bardhezinjve, që në 7 ndeshje të luajtura në histori në Gjirokastër kanë pësuar vetëm një humbje, atë të 1 tetorit 2016, sfidë edhe ajo e vendosur nga goli i Ramadanit me 11-metërsh në kohën shtesë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...