Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Laçi, finalja e sezonit në Zeqir Ymeri

Gjysmëfinalja e kthimit të Kupës vlen si një finale për Laçin. Kurbinasit që e shohin si një kamardare për të shpëtuar sezonin kalimin në finalen e madhe të këtij kompeticioni tashmë nuk duhet të gabojnë. Humbjet radhazi në kampionat kanë bërë që bardhezinjtë të lëshojnë në renditje dhe tashmë Europa mund të arrihet vetëm nëpërmjet kupës. Gjithmonë Laçi është konsideruar si një skuadër eksperte e këtij kompeticioni ku në vitet e fundit e ka fituar dy herë këtë trofe ndërsa një herë e ka humbur pikërisht ndaj Kukësit. Në këtë pikë të sezonit formacioni i Gentjan Mezanit sheh tek sfida e Zeqir Ymerit mundësinë për të gjetur qetësinë e munguar, pasi do t’i shkonte vetëm një hap larg këtij trofeu. Në fillimin e kampionatit u ndërtua një skuadër që të mos e diskutonte mbijetesën por kalimi i javëve dhe pikët e mara ndaj skuadrave të forta hapi oreksin duke bërë që objektivi final të ndryshojë gjatë rrugës. Në kampionat janë edhe 7 javë deri në fund për të siguruar zonën europiane, dhe rivalët janë më të shumtë, madje dy prej tyre kanë triumfuar në përballjet direkte të fazës së 4-ët. Ecuri që ka ulur ndjeshëm entuziazmin që deri më tani ka qënë arma kryesore e një grupi të përbërë nga futbollsitë të rinj dhe pa shumë përvojë. Kupa është rruga më e shkurtër që mund t’i japë Laçit udhëtimin në Europë gjatë verës, por për këtë është një pengesë shumë e vështirë, transferta në Zeqir Ymeri ndaj Kukësit. Për bardhezinjtë e Mezanit kjo është finalja e parakohëshme.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...