Futboll

La Liga s’pranon pagesën e klauzolës së Neymar

Nuk mund të konsiderohet si një rrufe në qiell të hapur episodi më i fundit i cështjes së transferimit të Neymar te PSG, kjo pasi pozicioni i Ligës Spanjolle të Futbollit ishte lënë të kuptohej nga një intervistë e presidentit Javier Tebas, por tanimë është zyrtare. La Liga ka kthyer pas pagesën e klauzolës së transferimit të brazilianit nga Barcelona te PSG, duke u mbështetur te aplikimi i rregullave që kanë të bëjnë me fair-play financiar. Gjithsesi vlen të kujtohet se në lidhje me të njëjtën temë, një ditë më parë ishte shprehur UEFA që kujtoi se klubi parisien ka kohë deri në fund të gushtit për të kryer shitjet e nevojshme në mënyrë që të futet në kornizat financiare të parashikuara nga rregullorja.

Juan de Dios Crespo, avokat i specializuar në të drejtën sportive, ishte personi që ishte ngarkuar të depoztonte në zyrat e Ligës Spanjolle të futbollit cekun prej 222 milionë Eurosh, por tentativa e tij është refuzuar nga organi që kontrollon futbollin spanjoll. PSG, gjithsesi mund t’i drejtohet FIFA-s dhe të marrë transferin e përkohëshëm, pasi pagesa e klauzolës ishte e parashikuar në kontratën e Neymar me Barcelonën. Pra praktikisht refuzimi i Ligës spanjolle është një pengesë gjatë rrugës por që gjithsesi nuk mund të ndikojë në përfundimin pozitiv të operacionit.

To Top

Njoftim

DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë ende një dekoder apo modul të vjetër Tokësor SD, se duhet ta ndrrojnë patjetër me dekoder flyBOX ose T2 HD. E përfitoni falas me abonim Familjar ose Premium 12 mujor.

Pas proçesit të kalimit në T2, abonentët e tjerë me dekodera Tokësorë HD ose flyBOX, duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të kanaleve.DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë dekoder Tokësor HD ose flyBOX, dhe ju shfaqen probleme me sinjalin apo listimin e kanaleve, se duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të tyre.