Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Kyrgios triumfon ne Brisbane, Julia Georges në Auckland

Nick Kyrgios siguroi titullin e katërt ATP në karrierë, teksa triumfoi në atdhe, në turneun e Brisbane-t, duke mundur në finale tenistin nga Shtetet e Bashkuara Ryan Harrison. Për 22-vjecarin australian bëhet fjalë për suksesin e parë në shtëpi dhe të parin pas plot 15 muajve, që nga tetori i vitit 2016, kur mundi belgun Goffin në finalen e Tokios. Në Queensland, në një kompeticion ku u tërhoqën që përpara se të fillonte turneu lojtarë të tillë si Rafael Nadal, Andy Murray dhe Kei Nishikori tenisti problematik nga Canberra e filloi javën me probleme dhe plot dyshime, për shkak të një dëmtimi në gju, megjithatë numri 21 i botës kaloi me radhë, por me shumë vështirësi në tre sete kundërshtarët Matthew Ebden, Alexandr Dolgopolov dhe Grigor Dimitrov, për të kulmuar pikërisht në finale ndaj tenistit amerikan në vetëm dy sete, me rezultatin 6-4, 6-2, duke regjistruar fitoren e tretë në po kaq përballje kundrejt tenistit nga Shtetet e Bashkuara. Nick Kyrgios përfitoi një cek prej 83.000 $ dhe falë 250 pikëve të fituara në edicionin e 10 të Brisbane-t tenisti australian pritet të ngjitet deri në vendin e 17, ndërkaq 25-vjeçari nga Luiziana në krahun tjetër do të përmirësohet me pesë pozicione në klasifikimin e përgjithshëm botëror.

Po në këtë pjesë të globit, këtë radhë në tenisin e femrave, Julia Georges siguroi titullin e pestë WTA në karrierë, teksa fitoi edicionin e 33-të në Auckland, duke mposhtur në finale në vetëm dy sete tenisten daneze Caroline Wozniacki. Në turneun e përvitshëm që zhvillohet si zakonisht në Zelandën e Re në fakt ndeshja u zhvillua tepër e fortë, por pak a shumë pritej pasi në finale ishin kualifikuar pikërisht dy tenistet që mbanin respektivisht edhe numrat 1 dhe 2 të aktivitetit. Në setin hapës tenistja gjermane, që kishte fituar edhe dy sfidat e fundit ndërmjet tyre u mjaftua me game-n me break në lojën e parë të takimit, ndërsa në setin pasardhës numri 2 i turneut mbylli tie break-un me shifrat 7-4, për të fituar gjithë ndeshjen me rezultatin 6-4, 7-6, në vetëm një orë e gjysmë, duke përmirësuar gjithashtu edhe bilancin pozitiv në ndeshjet ndërmjet tyre në 6-4. Në Auckland numri 14 i botës përveç 280 pikëve përfitoi gjithashtu edhe çekun prej 90.000 dollarësh, ndërsa Wozniacki me 180 pikët e saj tashmë kapërcen në vendin e dytë të renditjes WTA spanjollen Garbine Muguruza.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...