Ligue 1

Kushti i PSG, Emery qëndron nëse eliminon Realin, Zidane pasardhësi?

Paris Saint Germain i vendos ultimatum trajnerit Unai Emery. Nurmi një i stolit të klubit parizien pati luksin të zhvillonte një ndër merkatot më të shtrenjta dhe më cilësore se çdo skuadër tjetër europiane. Transferimet e kryera nuk u realizuan vetëm për të fituar kampionatin, por edhe trofeun e Champions League.

Nisur nga ky objektiv eksperienca e Unai Emery në kryeqytetin Francez mund të përfundojë më shpejt nga ç’ishte menduar, pra nëse PSG nuk siguron fazën gjysmëfinale të Championsit, ku perplasja e radhës është me Realin e Madridit. Nëse një objektiv i tillë përmbushet, aventura e tij në “Parc des Princes” do të vazhdojë.

Për t’i paraprirë situatës, sheiku i PSG-së, Naser Al-Khelaifi ka gati emrin e pasuesit. Zinedine Zidane qëndron në krye të listës. Drejtuesi i stolit të klubit mbretëror nuk po kalon një periudhë të qetë dhe zërat se në fund të sezonit ai do të largohet nga drejtimi Realit po shtohen gjithnjë e më shumë. Mes PSG dhe Zidane nuk ka patur kontakte, por mundësitë që në verë tratativat të konkretizohen janë të mëdha.

 

To Top