Futboll

Kur fëmijët japin leksione ‘Fair Play’ (Video)

Ai quhet Nicolo, është vetëm 13 vjeç dhe është bërë protagonist i një gjesti që rrallë herë na ndodh ta shohim. Djaloshi luan me skuadrën e moshave të La Pelota Aprilia dhe në një ndeshje kundër Connect Aprilia, gjyqtari vërshëlleu një penallti në favor të vendasve.

Nicolo, me numrin 10, duke qenë se ishte i bindur që gjyqtari kishte akorduar një penallti të paqenë, vendosi të gjuajë jashtë me dashje topin, gjest që mori duartrokitjet e të gjithë publikut.

Për më tepër, videoja po bën xhiron e botës dhe 13-vjeçari po merr komplimente nga anembanë botës për gjestin e tij ‘Fair Play’, që rrallë bëhet nga futbollistë profesionistë.

To Top