Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kuqezinjtë urojnë shqiptarët për 28 Nëntorin

105 vjet pavarësi. Dita e Flamurit festohet edhe nga bota e futbollit kuqezi që gjatë vitit të shkuar i dhuroi krenari një kombi të tërë. Heronjtë e Francë 2016 bashkohen të gjithë virtualisht për t’u uruar shqiptareve Festën e Pavarësisë. Gianni De Biasi që vetëm pak orë më parë u largua nga stoli i Alaves nuk e harron që sot për Shqipërinë është një ditë e shënuar dhe nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, ai nuk ngurron ta quajë veten shqiptar dhe pjesë e kombit që fitoi pavarësinë 105 vjet më parë, ndërsa nuk mungon në urimin e saj as Federata Shqiptare e Futbollit. Taulant Xhaka që nuk mungon asnjëherë në takime të rëndësishme si 28 Nëntori, uron të gjithë shqiptarët në mbarë globin, ndërsa për Ansi Agollin, Shqipëria është mbi gjithçka,një kapiten i vërtetë. Mes shumë emrave të tjerë, buqetës së madhe të kartolinës së urimeve u shtohen edhe Arlind Ajeti nga Italia, dhe Ermir Lenjani nga Zvicra.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...