Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Kupa specialitet i Laçit, meritat shkojnë për Mezanin

“Hakmarrja e Laçit dhe e Gentjan Mezanit”. Në futboll përmendet shpesh fjala “makth personal”, dhe vështirë që dikush të mohojë se i tillë ish kthyer Kukësi për kurbinasit. Asnjë fitore që nga finalja e Kupës e vitit 2015, asnjë barazim me gola në “Zeqir Ymeri” që nga Prilli i 2014-ës dhe asnjë gol i realizuar në këtë sezon kundër bluve, për më shumë që e nisi në dizavantazh edhe sfidën e kthimit, pra gjithçka fliste në disfavor të bardhezinjtë, dhe kur të gjithë elementët nuk ishin në krah të Laçit, pikërisht në atë çast kjo skuadër mblodhi forcat dhe tregoi se në futboll triumfon ai ekip që e dëshron më shumë fitoren.

Situata nuk ishtë ndër më të mirat, 3 humbje rradhazi në kampionat dhe çështja Reginaldo kishin trazuar harmoninë duke prekur armën më të fortë të laçianëve, forcën e grupit, megjithëse e gunjëzuar kjo skuadër gjeti mënyrën për tu ringritur dhe me karakter e meritoi plotësisht finalen e Kupës. Një herë mund tjetër  rastësi, herën e dytë po e quajmë fat, por kur një ekip shkon 4 herë në finale në 5 vitet e fundit atëherë nuk ka më dyshime, kjo quhet aftësi , dhe këtë aftësi Laçi e ka të dokumentuar me “master profesional” në Kupën e Shqipërisë. Një hakmarrje mund të konsiderohet edhe për Gentjan Mezanin, tekniku 38-vjeçar e mori në duar skuadrën në një moment të vështirë kur Nica e braktisi pa kushte, të gjithë i quanin bardhezinjtë si kandidat kryesor për tu larguar nga elita. Jo vetëm që kurbinasit nuk rrezikuan qëndrimin, por sot janë në finale të kompeticionit të dytë për nga rëndësia në Shqipëri dhe mëkaton ai që mohon meritat e trajnerit vlonjat. Te Flamurtari nuk patën besim ndoshta të ndikuar nga mosha e re tek Laçi i dhanë çelsat e stolit dhe në fakt bën shumë mirë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...