Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Kupa, kamardare shpëtimi për Flamurtarin dhe Laçin, prestigj për Skënderbeun dhe ngushëllim për Kukësin

 

Pasi është arkivuar java 29-të e kampionatit vëmendja në futbollin shqiptar shkon tek Kupa, gjysmëfinalet e kthimit të së cilës do të tregojnë dhe çifitin finalist. Nëse në momentin e shortit Kupa shihej si një trofe prestigji midis 4 skuadrave që në atë periudhë renditeshin tek 4 më të mirët, sot nuk rezulton e tillë. Për Flamurtarin dhe Laçin ky trofe shihet si një kamardare shpëtimi, pasi gjërat nuk po shkojnë si duhet në kampionat për të dyja skuadrat. Kuqezinjtë dhe bardhezinjtë kanë rrëshkitur në renditje në vendin e 5 dhe të 6-të, duke bërë që vëmendja maksimale të kthehet pikërisht tek Kupa. Flamurtari është më pranë finales falë fitores 0-1 në Korçë, por dueli i kampionatit me Skënderbeun vetëm pak ditë pas ndeshjes së parë gjysmëfinale nuk ofron siguri për vlonjatët. Ajo humbje 0-3 me kryesuesit tregon që asgjë nuk është e mbyllur. Pak më e qetë duket Laçi që edhe pse nuk fitoi në ndeshjen e parë ruajti të paprekur portën dhe shpreson që në Zeqir Ymeri të shënojë të paktën një gol. Për Kukësin Kupa është një ngushëllim në një sezon që pretendonte të fitonte gjithçka. Dështimi në finalen e Superkupës por edhe distanca me skënderbeun kryesues në kampionat kanë bërë që kampionët të vlerësojnë maksimalisht këtë kompeticion. Për herë të parë Skënderbeu dëshiron me çdo kusht triumfin në Kupë, pasi korçarët vijnë në një moment ku shpirtrat janë të trazuar nga ai vendim i Uefas. Me titullin kampion që duket i arkivuar Kupa është një prioritet me bardhekuqtë që kërkojnë për herë të parë të fitojnë të dy trofetë në vend, për të treguar që mbeten skuadra lider e futbollit shqiptar. Gjysmëfinalet e kthimit të Kupës së Shqipërisë kanë llogari të hapura me 4 ekipet që dëshirojnë të jenë në finalen e madhe.

 

 

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...